English

Paraplegjikët: Mos u tallni me ne

"Qeveri, Pushime të mbara, ju bëfshin mirë paratë tona" ishin fjalët që shkruheshin në banderolat që mbanin parapelgjikët dhe të verbërit në protestën e organizuar para kryeministrisë.

Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së personave me Aftësi të Kufizuar shprehet:
"Vendimi që pritet të dalë jep 20 mijë lekë për drita, 10 mijë lekë për telefonin dhe grupit të dytë i jepen vetëm 14 mijë lekë. Pra zbritet në të vërtetë përfitimi real në 64 kilovat në muaj".

Kjo deklaratë e tij ka erdhur në të njëjtën kohë kur Mbledhja e Këshillit të Ministrave po merrte vendimin për masen e kompensimit të energjisë elektrike dhe telefonisë për personat me aftësi te kufizuara, të verbër e paraplegjikë kanë protestuar para Kryemistrise duke i kerkuar qeverise të mos tallej me ta pasi ishin mesuar kësi lloj kompensimesh.

"Unë kam paguar vetëm për muajin prill 115 mijë lekë ndaj ju bëjmë thirrje ta rishikoni vendimin ose na ktheni atje ku ishim. Ne kishim shpresë që do të mbanit premtimet dhe do të na jepnit akoma më shumë. Po ju na hoqët ligjin e strehimit, të rimbursimeve, tani çfarë u ka mbetur gjë tjetër për të na hequr?", thotë i moshuari me aftësi të kufizuara i cili kishte erdhur nga Elbasani.
Ndërkohë që të gjithë këta persona me aftësi të kufizuara ndihen të ofenduar pasi Ministri i Financave në seancën parlamentare të 15 marsit, deklaroi se ky ndryshim i ligjit nuk bëhet për të prekur përfitimet, por për t'i shtuar ato, se ndryshimi i ligjit bëhet për të shmangur abuzimin. Por zoti ministër i Financave nuk thotë një të vërtetë, që në listat tona janë mbi 1 mijë kompani biznesi, të cilët nuk janë të verbër, nuk janë paraplegjikë", thotë Tafaj.

KOMENTE