English

Vajza 2 vjeçare gjendet e mbytur në kanalin vaditës

Pas aksidentit të djeshëm të dy prindërve në autostradën e Lushnjës ku rezultoi dhe zhdukja e një vajze 2 vjeçare, policia e Lushnjës e ka gjetur trupin e saj të mbytur në ujrat e kanalit vaditës.
Vajza e vogël me inicialet D.A. u gjet e mbytur në kanalin vaditës ku ishte përmbysur automjeti.

Automjeti doli jashtë rruge dhe përfundoi në kanal, vetëm 200 metër larg rotondos në hyrje të komunës Kolonjë.

Në automjet udhëtonin 4 persona, ku mes tyre edhe vajza e vogël. Ata ishin, drejtuesi i mjetit Mikael Dhano 50 vjeç, babai i fëmijës, Besnik Alla 25 vjec dhe mamaja e vajzës Arenalda Asllani 22 vjeçe. Të tre personat të cilët ndodheshin në automjet kanë qenë në gjendje tepër të dehur.
Si pasojë e këtij aksidenti 22 vjeçarja ka marrë plagë të lehta dhe po kurohet në spitalin e Lushnjes, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

KOMENTE