English

30 qershor 2012, panair i kompanive shqiptare në Ulqin (VIDEO)

17 shkurt-28 nëntor 2012 në Kosovë janë shpallur si Javët e Biznesit Kombëtar.
Për këtë në 30 qershor 2012 në plazhin e vogël ë Ulqinit do të marrin pjesë 25 biznese kosovare si dhe kompani të tjera nga të gjitha trevat shqiptare për të prezantuar prodhimet e tyre.

Rritja e mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare, mes trojeve shqiptare është qëllimi kryesor i këtij panairi, shprehet kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini.

“Qëllimi i mbajtjes së këtij projekti në tërë trojet kombëtare është që të rriten mundësitë e bashkëpunimit, rritja e konsumit të produkteve kosovare dhe kombëtare, rritja e shkëmbimeve mes shteteve tona, më qëllim që të ndalohet paraja e gatshme, të mos del nga viset dhe trojet tona, për shkëmbim të produkteve tregtare. Por ato të destinohen në sektorin e prodhimtarisë, i cili sektor është i vetmi i cili mund ta ngris ekonominë vendore dhe kombëtare. Prandaj, ashtu qysh kemi filluar më datë 17 shkurt deri më 28 nëntor, ‘Javët e biznesit kombëtar’, po vazhdojnë rrugëtimin e vet në të gjitha trojet kombëtare dhe me këtë datë do të jemi në Ulqin tek plazhi i vogël, ku do të prezantojmë shumë kompani nga gjithë trojet kombëtare” shtoi Shahini
1140

KOMENTE