SHBA ka miratuar një pilulë të re për humbje peshe për herë të parë në 13 vjet.
Belviq, i bërë nga Arena Farmaceutike, mund të përdoret nga të rriturit e dhjamosur mbipeshë ose së paku me një kusht.
Pilula ka arritur vetëm rezultate modeste në studimet klinike, duke ndihmuar njerëzit të humbin mesatarisht rreth 5% të peshës së tyre trupore.
Belviq u refuzua në vitin 2010 për shkak të shqetësimeve që jepte mbi zhvillimin e tumoreve.
Por Arena San Diego përsërit më shumë teste në një masë më të gjerë deri sa arriti rezultate pozitive duke bërë që të pranohen dhe miratohet nga organizata e shëndetit.
Efektet anësore
Mjekimi pritet të nisë në vitin 2013.
Belviq është projektuar për të bllokuar sinjalin e oreksit në tru duke i bërë pacientët të ndjehen të ngopur.
Ajo sugjerohet në fakt për njerëzit që indeksin e masës trupore e kanë mbi 30.
Pilula mund të përdoret edhe nga të rriturit me BMI prej 27 ose më e madhe dhe në qoftë se ata kanë të paktën një sëmundje si tensioni i lartë, diabeti i tipit 2 apo kolesterol të lartë.
FDA paralajmëron se Belviq nuk është për gratë që janë shtatzënë ose pleqtë.
Përsa i përket efekteve anësore nuk mund të japë dëmtime të zemrës por nuk përjashtohet të japë gabime në kujtesë apo migrenë.
FDA- ka miratuar etiketën që thotë se pilula nuk duhet të përdoret për më shumë se 12 javë edhe në qoftë se humbja prej 5% e peshës trupore nuk ndodh.