English

Bledar Balliu vritet mbrëmjen e djeshme në Tiranë

Ndërsa Spanja u shpall finalistja e parë në EURO 2012, minutat e gëzimit për disa nga tifozët e Spanjës që shihnin ndeshjen në zonën e Petro Ninint në Tiranë u kthyen në ferr.

Bledar Balliu 35 vjeç u qëllua me armë pranë pallatit ku banonte pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa ndërroi jetë kur mbërriti në Spitalin Ushtarak.

Balliu i njohur me emrin Arif Shehu, u vra në trotuar ku sapo kishte dalë nga një lokal. Emri i Balliut është i njohur nga ana e policisë pasi ka qënë i arrestuar një viti më parë, si i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Koliqit, po në të njëjtën zonë afër shtëpisë së tij, por për mungesë provash u la i lirë nga gjykata.

Pas një viti Balliu dhe Koliqi tashmë të dy viktima janë akuzuar si anëtarë të një rrjeti trafikantësh droge në vitin 2006 nga Hollanda në Gjermani.

KOMENTE