English

Gjermania vendos të mbrojë Penisin e djemve të rinj

Gjykata rajonale në Këln Gjermani ka vendosur një ligj mbi rrethprerjen duke cituar se:
"Rrethprerja do dënohet me ligj pasi përbën një krim dhe shkakton dëmtime trupore"

Vendimi i gjykatës që rrethprerja fëmijëve është një krim, në qytetin e Këlnit, ka shkaktuar zemërimin e Këshillit Qëndror të hebrenjve në Gjermani.

Rrethprerja ose synetlliku si e quajmë në gjuhën popullore, e djemve të porsalindur është një pjesë e caktuar e fesë çifute dhe është praktikuar në mbarë botën për shekuj me radhë. Kjo e drejtë fetare është respektuar në çdo pjesë të botës janë shprehur ata.
Organizatat islamike gjithashtu kanë sulmuar vendimin dhe premtojnë sfida ligjore.
Ali Demir, Kryetari i Bashkësisë fetare islame në Gjermani, që përfaqëson rreth 5.5 milion muslimanë në Gjermani, tha:
"Kjo është një proçedurë e padëmshme që është aplikuar me mijëra vjet sipas traditës dhe mbart një vlerë të lartë simbolike.
Vendimi i Gjykatës Shtetërore të Këlnit: se rrethprerja e djemve është fetare, e paligjshme dhe i dënueshëm me ligj, është një ndërhyrje krejtësisht e papërshtatshme në lirinë e fesë, më bën të gjykoj se vendimi është armiqësor ndaj integrimit dhe diskriminues për ata që janë prekur ".

Rreth 20.000 fëmijë islamikë janë rrethprerë mbi baza fetare çdo vit në Gjermani, në krahasim edhe me disa qindra fëmijë hebrenj.
Gjykata rajonale në Këln vendosi të martën se rrethprerja e fëmijëve përbënte s një dëm të paligjshëm trupor, "edhe me pëlqimin e prindërve".

Rasti erdhi pas një rrethprerje të një djali 4 vjeçar musliman, i cili çoi në komplikacione, dhe ai u kthye përsëri në spital më vonë me gjakderdhje të rënda.
Prokurorët pastaj akuzuar mjekun Dr. K. i cili ka kryer operacionin me kërkesë të prindërve duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjykata liroi mjekun, duke thënë se ai nuk e dinte se procedura ishte e paligjshme kështu që do të kishte qenë një dështim i drejtësisë për ta dënuar.
"Trupi i një fëmije është i pandreqshëm dhe ndryshon përgjithmonë nga një rrethprerja," tha gjykata. "Ky ndryshim bie ndesh me interesat e fëmijës për të vendosur më vonë në lidhje me përkatësinë e tij fetare."
Gjithashtu përherë të parë është një ligj që i mbron mjekët, dhe aspak nuk i ofendon muslumanët.
Ky vendim jo vetëm që mund të ndikojë në vendimet e ardhshme ligjore, por në rastin më të mirë ai mund të çojë në një ndryshim të vetëdijes në mesin e feve të prekura kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave themelore të fëmijëve."

KOMENTE