Gramoz Memaj 46 vjeç nga Cakran i Fierit është qëlluar me armë para hyrjes së banesës së tij mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë u dërgua nga i biri në spital ku edhe pse ndërhyrja kirurgjikale ishte e menjëhershme nga ana e mjekëve ai nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të marra.
Asnjë të dyshuar deri tani, nuk ka, lidhur me ngjarjen ndërkohë policia po pyet të afërmit për mundësinë e zbardhjes së ngjarjes.