Sot, pritet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes mbledhjes së zhvilluar t'i japë rrugë ose jo referendumit kundër importit të plehrave.
Përfaqësuesi i grupit nismëtar të AKIP, i pranishëm në takimin e sotëm të KQZ-së ka theksuar:
“Ne nuk e pritëm mirë shtyrjen e takimit për sot. Sot jemi përsëri këtu për bindjen se do merret në konsideratë kërkesa jonë për referendum. Insitojmë se kërkesa është dhënë në kohën e duhur, më 13 mars dhe e çertifikuar nga ju. Ne kërkojmë që të ndiqet linja e djeshme ku u shpreh qartë që ne si firmëtarë i kemi 50 mijë firmat që kërkon kushtetuta. Na vjen keq që është spekuluar me firmat dhe është manipuluar publiku”.
Por reagimi i kryetarit të KQZ-së Arben Ristani se KQZ nuk ka manipuluar firmat ka qënë i menjëhershëm.
Ne vetëm thamë se 70 përqind e kampionit që ne çuam për verifikim ishin të falsifikuar prandaj është e papranueshme që të thuhet se proçese të tilla ne e dimë se si po kalojmë në Shqipëri” shtoi Ristani.
Ndërkohë janë mbledhur 62 mijë firma nga qytetarët, numër që e ka kaluar mijëra herë numrin e firmave që nevojiten për referendumin.