Bashkia e Tiranës ka gati lejet e përdorimit edhe për 543 apartamente të tjera, të cilave u hapet rruga për regjistrim përfundimtar në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës z. Florian Pustina tha se këto leje përdorimi përfshijnë një sipërfaqe prej mbi 100 mijë metra katrorë, në posedim të afërsisht 2 mijë qytetarëve të Tiranës.
Më tej, Pustina tha se ZRPP ka përfunduar dhënien e e hipotekës për 12 objekte dhe është drejt përfundimit, edhe për 27 objekte të tjera. Në total janë 1800 apartamente që marrin hipotekën, duke bërë përfitues rreth 7 mijë qytetarë të Tiranës.
Z. Florian Pustina theksoi se Bashkia e Tiranës ka përfunduar procedurat edhe për 20 subjekte të tjera ndërtuese dhe pritet vetëm plotësimi i dokumentacionit nga ndërtuesit.
Zoti Pustina përsëriti edhe njëherë thirrjen për ndërtuesit, që të plotësojnë dosjet e tyre, sikundër theksoi se Bashkia nuk do të lejojë penalizimin e qytetarëve të Tiranës. “Bashkia e Tiranës - tha zoti Pustina - është e vendosur të vazhdojë punën e saj, deri në përfundim të procesit të paisjes me leje përdorimi të objekteve të ndërtuara në kryeqytet.