English

Mjekët heqin tumorin i cili peshonte më shumë se 2 vjeçari

Mjekët meksikanë kanë hequr me sukses një tumor 14.9 kg i cili peshonte më shumë se dy-vjeçari.

Jezus Rodriguez, nga shteti verior Durango, ka lindur me xhungë beninje, e cila u rrit përsipër në anën e djathtë të kurrizit të tij, nga sqetulla drejt ijeve të tij.
Dr Gustavo Hernandez, drejtor i pediatrisë në spitalin La Raza ku u krye operacioni, tha se tumori ishte më i rëndë se Jezusi i cili ishte 11.8 kg kur ai shkoi për kirurgji dy javë më parë.

Operacioni zgjati 10 orë dhe tashmë djali po shërohet shumë shpejt dhe mjaft mirë.

Mjekët meksikanë ishin të kënaqur për suksesin e tyre pasi ishte hera e parë që hoqën një tumorr me përmasa të tilla.

KOMENTE