English

Pika kufitare Merdarë. 32 policë të lënduar

Bajram Rexhepi, Ministri i Punëve të Brendshme, të Kosovës ka njoftuar të gjithë deputetët e kuvendit lidhur me situatën që paraqitet lidhur me përleshjen që ka ndodhur mes Policisë së Kosovës në pikën kufitare të Merdares dhe një grupi huliganësh serbë, ku si rezultat janë plagosur 32 policë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është duke qëndruar pranë pikës kufitare, ndërsa njësia e Forenzikës është duke ekzaminuar vendin ku ka ndodhur përleshja.

Ndërkohë që huliganët serbë janë larguar nga zona e Kosovës, në pjesën kosovare shihen mjete të forta të përdorura nga huliganët serbë për të qëlluar policët kosovarë. Policia nuk jep asnjë prononcim nëse janë përdorur dhe mjete zjarri ose jo.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka thënë numri i policëve të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është numri nëntë dhe jo më shumë e as më pak.

Ministri Rexhepi ka thënë se ky grup ka qenë i tifozëve të Cervena Zvezdës, që gjithnjë janë të njohur për trazira të tilla.
Ndërkohë deputetët kanë parashtruar pyetje të ndryshme pse nuk ka ndodhur arrestime të atyre personave të cilët kanë kaluar vijën kufitare.
Për momentin situata është qetësuar duke shpresua për të mosfilluar përsëri.

KOMENTE