Cila është e vërteta midis grave dhe alkoolit?
Dihet që alkooli i tepërt asnjëherë nuk është i mirë për trupin tonë. Kjo për meshkujt dhe për femrat akoma më tepër.
Vitet e fundit pirja e alkoolit sidomos nga femrat është rritur mjaft ndjeshëm saqë ka çuar dhe në fenomene të ndryshme negative jo vetëm sociale por dhe shëndetsore.
Nëse normale për femrat mund të jetë 5 njësi alkool(verë, ose birrë apo tjetër) kjo sasi është shumëfishuar.
Por problemet që shfaqen janë nga më të ndryshmet deri ne kanceri i gjirit te gratë.
Por për shumë të tjera pirja e moderuar e alkoolit ka sjellë përfitime shëndetsore, si ulja e LDL-së dhe presionit arterial.
Alkooli ka një efekt më të shpejtë mbi gratë.
Kjo është treguar nga studime të shumta në të cilat burrat dhe gratë kanë pirë të njëjtën sasi të alkoolit dhe pastaj u kërkohet të kryejnë teste të tilla si koordinimi dhe arsyetimi verbal.
Edhe në qoftë se një grua dhe një burrë kanë të njëjtën madhësi dhe peshë, gruaja përsëri do të ndjehet e dehur më shpejt.
Kjo nuk ka të bëjë me hormonet, por faktin se trupat e grave përmbajnë një përqindje më të ulët të ujit, kështu që alkool që qarkullojn në gjak do të jetë më i koncentruar.
"Një faktor tjetër është që qelizat e mëlçisë te gratë kanë më pak, një enzimë që shkatërron alkoolin, e njohur si alcohol dehydrogenase, kështu që ai qëndron në qarkullim më gjatë, duke dhënë një efekt më të madh", thotë Profesor Sir Ian Gilmore, këshilltar specialist i alkoolit në Kolegjin Mbretëror të Mjekësisë.
Kur në mëngjes gratë kanë dhimbje koke pas alkoolit do të thotë që trupi i tyre është dehidratuar dhe membranat e trurit janë tkurrur.
Përsa i përket kancerit të gjirit çdo ditë pirja e një njësie alkooli e rrit me 10 % shansin për kancer por përsëri nuk do të thotë që alkooli është faktori kryesor, pasi janë një sërë faktorësh të tjerë që rritin shanset për të.
Megjithatë pirja e alkoolit brenda normave është e pranueshme pasi siç thamë më lart ndikon pozitivisht gjithmonë kjo e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe aktivitet sportiv.