English

Recetë gatimi për makarona

Makarone Penne me Pesto

Përbërësit për 2 persona

Makarona 4 grushta
1/ gotë uji kërpudha
pancetë (bacon)4 fije
pesto 2 lugë gjelle
Pana (double crem) 100 gr
Vaj ulliri 1 lugë gjelle
Gjethe borzilok
Djathë kaçkavall të ndryshëm

PËRGATITJA
Vemë makaronat pene të ziejnë në një tenxhere me ujë të kripur. Ne tigan hedhim vajin e ullirit dhe panceten (bacon) e prerë në kubik, kërpudhat e prera ku i skuqim. I lemë deri sa panceta e kerpudha është skuqur dhe e heqim nga zjarri. Kullojmë makaronat penne dhe i hedhim në tigan ku kemi panceten me kerpudhat. I përziejmë dhe hedhim peston të cilën mund ta përdorim sipas dëshirës, jeshile apo të kuqe, i përziejme mirë e mirë dhe hedhim panën (double crem) dhe e përziejme mirë që pana të përhapet tek makaronat. Në këtë momente makaronat jane gati për t'u servirur.

JU BEFTE MIRE dhe një pasdite të këndshme
nga (gatuaj me marjanën)

KOMENTE