English

Berisha në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Bruksel

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë dje në punimet e Samitit të Partive Popullore Evropiane, i cili mblodhi në Bruksel Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane.

Në samitin, që u drejtua nga Presidenti i PPE, zoti Wilfried Martens, morën pjesë edhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Gjithashtu, të pranishëm ishin Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.

Në këtë samit, i cili i paraprin mbledhjes së radhës së Këshillit Europian, u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale ekonomike në Eurozone, si dhe për rrugët, mënyrat dhe format më efikase për të perballuar krizën e Euros, rikthyer rritjen ekonomike në hapsirën e Eurozone dhe masat e nevojshme per disiplinën fiskale.

Gjatë punimeve të samitit, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t'u takuar me liderët europianë të qendrës së djathtë, pjesëmarrës në samit, të cilët i njohu me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si në rrafshin politik, ashtu dhe në atë ekonomik, si dhe progresin e reformave ne kuadër të integrimit europian. Gjatë këtyre takimeve, Kryeministri theksoi se përparësi madhore e qeverisë shqiptare mbetet realizimi i projektit të integrimit të vendit në BE.

KOMENTE