Mesdita e sotme përsëri ka sjellë viktima në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Makina me të cilën udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Roland Danga 35 vjeç dhe Agim Pali 40 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur Armnad Danga 18 vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Makina me targa italiane udhëtonte nga Mamurrasi drejt Laçit.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.