English

Kalaja e Gjirokastrës përballet me zjarrin

Një zjarr i madj ka përfshirë kurorën e gjelbër të kalasë së Gjirokastrës.
Zjarri ra rreth orës 17 e 30 të mbrëmjes së sotme ku era që frynte e ka përhapur në të dyja anët e kalasë. Si vatër e zjarrit është përcaktuar hyrja e tunelit që lidh pjesën muzeale të Pazarit Karakteristik, me lagjen “Manalat”.

Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga kalimtarët e rastit, pasi nga vetë përhapja e zjarrit policia nxorri këtë konkluzion.

Kanë qenë punonjësit e PMNZSH dhe strukturat e Policisë Bashkiake ato që kanë ndërhyrë në mënyrë të rrufeshme duke vendosur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të tij.

Por një shfaqje e keqe është bërë dhe në syrin e turistave izraelitë të cilët po vizitonin kalanë por u ndërprenë për shkak të rënies së zjarrit. Ata vazhduan më tej vetëm kur flakët u vunë nën kontroll.
Është turp dhe shumë keq në të njëjtën kohë për djegien e historisë së kombit tonë, pasi zjarri mund të shkatërrojë çdo gjë ashtu si në shkurt kur zjarri i rënë në ambjentet e kalasë dogji një pjesë të kësaj zone.

KOMENTE