100 vjetori i Pavarësisë do të ketë dhe monumentin i cili do të simbolizijë shtetin 100 vjeçar shqiptar.
Monumenti po diskutohet prej kohësh se ku do të vendoset dhe më në fund është vendosur se ai do të ngrihet në qendër të kryeqytetit, tek Parku “Rinia”.
Monumenti do të jetë me pamje nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në krah të Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu Komiteti Ndërministror vendosi që të bëjë dhe disa ndryshime të tjera si:
Shtatorja e Ahmet Zogut të vendoset në sheshpushimin në fund të Bulevardit “Zogu I”.
Hasan Prishtinanë sheshin "Paris", ndërmjet rrugës " Mine Peza" dhe Rrugës së"Durrësit".
Shtatorja e Ismail Qemalit në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me rrugën "Ismail Qemali".
Monumenti i Kongresit të Lushnjes, në Lulishten qëndrore të këtij qyteti.
100-vjetori i pavarësisë do të festohet gjithandej botës, ku Shqipëria ka përfaqësitë e veta diplomatike ka theksuar Kryeministri Berisha. Ai ka sjellë ndërmend disa veprimtari që kanë të bëjnë me ngjarjen historike të kombit shqiptar si valëvitja e flamurit shqiptar në majën EVEREST, në 1972 flamuri shqiptar u ngjit në Hënë përmes anijes kozmike