Dita e sotme ka filluar edhe me një tjetër aksident, ku këtë herë një autobus me turista malazezë përplaset me një furgon në aksin Shkodër-Hani i Hotit, vetëm 6 kilometra pa hyrë në Shkodër, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
Autobusi është përplasur me një furgon me tarha Shkodre dhe si rezultat i përplasjes së firtë ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin rrethues ndërsa furgoi ka bërë rrotullime.
Si rezultat asnjë turis nuk është plagosur përveç dy shoferave të mjeteve që u përplasën.
Më pas turistët malazezë janë transportuar në Selanik me autobus tjetër ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit, ku mendohet se furgoni me targa Shkodre të ketë dalë jashtë kontrollit për arsye të mungesës së sinjalistikës, pasi në atë aks prej 2 vjetësh po bëhen punime.