English

Arvenola Petrika Kume ekstradohet në Shqipëri

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e premte 29 qershor u krye ekstradimi nga Milano, Itali drejt Shqipërisë, i shtetases shqiptare Arvenola Petrika Kume, vjeç 38, lindur në Elbasan.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me të datës 25 shtator 2003, e ka dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 114/a, pika 4, 5, i Kodit Penal.

E ekstraduara Arvenola Kume, gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 ka shfrytëzuar për prostitucion në Padova,Itali, shtetasen Dh. H., duke e kërcënuar atë në mënyra të ndryshme.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i saj me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 1 nëntor 2011, në Itali.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasja Arvenola Kume i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE