Një nënë është akuzuar se torturonte dhe abuzonte fëmijën e saj 10 muajsh.
Kellie Park, 20 vjeç, nga West Haven, Connecticut, u arrestua javën e kaluar, pasi babai i fëmijës ka thirrur policinë për të raportuar se ai kishte marrë video dhe 55 mesazhe me tekst ku thuhej:
.do ta vras këtë fëmijë
. babai i saj nuk kujdeset dhe unë nuk do të kujdesem
. do të ta shtyp fytyrën
. më pëlqen të abuzoj me këtë fëmijë dhe mjaft tekste të tjera që lejon gjykimin se ajo po abuzon me foshnjën e saj.
Një moment ajo e kishte vendosur fëmijën në krevat (kosh) fëmijsh që lëkunden dhe e lëkundi aq shumë sa fëmija kishte fluturuar jashtë.
20-vjeçarja u arrestua më 20 qershor me akuzën mizori ndaj personave, rrezikun e lëndimit dhe kërcënim
Ajo ka një tjetër fëmijë dy-vjeçar. Nëna e saj tha se ajo është e sëmurë që prej 3 vjetësh nga mendja dhe nuk ka marrë ilaçet që atëherë.
Ndërkohë vajza u morr nën mbrojtjen e Departamentit të fëmijëve dhe gjithashtu kujdeset gjyshja e saj e cila është dhe e ëma e nënës së foshnjës.
Gjyqi ndaj mamasë së sëmurë nis në 11 korrik.