English

Presidenti Topi: Adem Jashari simbol i qëndresës së paepur

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në ditën e dytë të vizitës në Republikën e Kosovës, i shoqëruar nga delegacioni zytar, vendosi një kurorë me lule në Polluzhë, tek varri i luftëtarit të lirisë, Shaban Polluzha.

Më pas, Presidenti Topi vijon vizitën në Prekaz, ku në emër të Presidentit, u vendos, nga këshilltarët, një kurorë me lule në varrezat e qytetit në nderim të të rënëve gjatë luftës për çlirim kundër makinerisë ushtarake serbe. Kryetari i Shtetit shqiptar u ndal në Kompleksin e Jasharajve, në Prekaz, ku vizitoi familjen e heroit legjendar Adem Jashari në nderim të jetës dhe veprës së tij heroike për çlirimin e Kosovës.

Me këtë rast, Presidenti Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni u takuan përzemërsisht me anëtarët e familjes Jashari, duke vlerësuar Adem Jasharin për heroizmin e tij vetëmohues në përpjekje për lirë e pavarësi të Kosovës, të cilat e shndërruan në simbol të qëndresës së paepur deri në martirizim të familjes Jashari.

Presidenti i Republikës vizitoi gjithashtu familjen e Ministrit të Mbrojtjes dhe ish-Komandantit të UÇK-së, Agim Çeku në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës.

Presidenti Topi dhe delegacioni zyrtar ndaluan dhe në Glogjian, ku bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor, duke vendosur edhe një kurorë me lule dhe duke vlerësuar kontributin e pamohueshëm dhe heroizmin e pashembullt të martirëve të familjes Haradinaj.

Familja Haradinaj i dhuroi Presidentit Topi dekoratën e Komunës Deçan, “Shkëlzen Haradinaj”

KOMENTE