English

Sharon Stone nxjerr gjoksin e saj në Paris

Sharon Stone është parë në Paris me djalin e saj më të vogël Quinn, duke kaluar disa orë së bashku në sheshin e Kullës Eifel.

Ata kanë shëtitur së bashku madje duke blerë dhe kokosha te ambulanti i tyre i preferuar.

Disa orë më vonë Sharon Stone ka lënë gjashtë-vjeçarin dhe është parë rrugëve të Parisit me një veshje të zezë ku bluza e saj e tejdukeshme tregonte gjoksin e saj ashtu si Maddona me veshjen e saj në Turqi.

Ajo është parë jo në shoqërinë e të dashurit të saj argjentinas por vetëm me djalin e saj. Dukej seksi dhe e paarritshme.

54 vjeçarja ka dhe dy djem të tjerë nga martesa e saj me redaktorin Phil Bronstein por ajo nuk e ka kujdestarine e djalit të parë pasi përjetoi periudhën e divorcit me probleme shëndetsore si hemoragji në tru, duke bërë që të humbte dhe kujdestarinë e tij.

Tani ajo ndihet e lumtur me jetën e saj duke shpresua që vitin tjetër të bashkohet përsëri me një sërë aktorësh në një film të ri.

KOMENTE