Tom Cruise dhe Katie Holmes i kanë dhënë fund martesës së tyre 6 vjeçare.
Zyra e divorcit e avokatit të famshëm Jonathan Wolfe konfirmoi divorcin. "Kjo është një çështje personale dhe private," tha ai në një deklaratë.
Ata kanë një vajzë gjashtë-vjeçare, Suri, dhe Cruise 49 vjeç, ka dy fëmijë nga martesa e tij me Nicole Kidman.
Cruise u martua me Holmes, 33 vjeç, gruan e tij të tretë, në një kështjellë italiane në nëntor 2006.
Një zëdhënës i Cruise i tha BBC-së: "Kate ka paraqitur kërkesën për divorc dhe Tom është i pikëlluar thellësisht dhe është përqëndruar në tre fëmijët e tij. Ju lutemi lejojini privatësinë e tyre.".
Lajme TMZ ka raportuar se Holmes ka paraqitur letrat e divorcit në Nju Jork të enjten, duke përmendur dallimet e papajtueshme dhe se ajo është duke kërkuar kujdestarinë e vetëm të vajzës së tyre.
Divorc sjell në fund një marrëdhënie që filloi me deklaratat publike dhe me shumë dashuri.
Cruise i propozoi Holmes ne Kulla Eifel në Paris dhe çifti u martua në një Kishë të minisrit të Scientology-së.