Një tjetër viktimë në minierën e bulqizës. Dilevar Koçi 53 vjeç, ka mbetur i vdekur në galeritë e minierës nga një masiv dheu që e ka zënë poshtë, pasi ishte duke nxjerrë krom.
Trupi i tij nuk është nxjerrë akoma ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e tij nga miniera 41, rreth 600 metra nën tokë.
Arsyeja kushtet e pasigurisë kanë shkaktuar tragjedinë e radhës në galeritë e Bulqizës. Policia po heton tragjedinë e cila është bërë e udhës duke marrë jetë njerëzish.