English

Shoferi i autobusit sulmon një grua duke i ngrënë fytyrën

Kanë thënë që do vijë koha që njeriu do hajë njeriun. Dhe kjo kohë ka erdhur madje dhe në kuptimin e vërtetë origjinal të shprehjes.

Një tjetër rast raportohet në media që njeriu sulmon të hajë fytyrën e një tjetri ashtu siç ndodhi pak javë më parë në Amerikë.

Po kështu dhe në Kinë një shofer autobusi i dehur është kapur nga kamerat se si ishte duke brejtur fytyrën e një gruaje në rrugë.

Gruaja fatkeqe duket se do të bëjë kirurgji plastike për të riparuar dëmin e bërë nga sulmuesit e çmendur.
Sipas raporteve lokale të lajmeve, shoferi, i quajtur Dong, ka qenë duke pirë rëndë gjatë drekës me miqtë e tij.
Ai pastaj vrapoi në rrugë në qytetin e Wenzhou, në jug-lindje të Kinës, dhe qëndroi para një makine që drejtohej nga një grua e quajtur Du dhe nuk lëvizte por filloi t'i binte makinës.

Ajo doli nga makina dhe po përpiqej që të largonte shoferin kur ai e sulmoi direkt duke i ngrënë fytyrën. Ndërkohë policia e ka arrestuar shoferin ndërsa gruaja thanë mjekët ka nevojë për plastikë që të riparojë buzët dhe hundën e saj.

KOMENTE