Pas problemeve të shumta që dolën sivjet me maturën shtetërore, aq sa deri në arrestimin e 4 mësuesve do të thotë një ulje shumë e madhe pasi është tepër e rëndë të thuhet arrestohen 4 mësues, u shpreh Dhori Kule, mendoj që matura shtetërore të hiqet dhe t'u lihet në dorë universiteteve për pranimin e studentëve.
"Eshtë e sigurtë që çdo vit na kanë thënë që vetëm nga procesi i korrigjimit janë verifikuar shqetësime dhe kopje. Eshtë shumë e rëndë për një vend të thuhet që u arrestuan mësuesit. Po të shkojë puna dhe arresti tek mësuesit, tregohet se faji nuk është i mësuesit, por te procesi dhe procedura që krijon situata të tilla. Procedura e pranimit në shkollën e lartë ka nevojë të bëhet si në gjithë vendet e tjera. Në shkollën e mesme të zbulojmë ata që kanë prirjet përkatëse për të shkuar në degët ku do të bëhen specialistë të fushave. Matura duhet të mbyllë ciklin e shkollës së mesme, pranimet janë problem i universiteteve".
Deklarata të tilla z.Kule i bëri në një konferencë të mabajtur me studentë të mjekësisë, ekonomikut dhe filologjikut të cilëve u bë e njohur e drejta për specializime në vende të ndryshme të Europes.