English

Topalli: Shqiptaret duan statusin, ata e meritojnë

Në kuadrin e Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Evropës, Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Komisioni e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve filloi sot aktivitetin me temë “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila drejtoi sesionin e hapjes së këtij aktiviteti, nënvizoi se Shqipëria e ka parë Kodin e Praktikave të Mira për çështjet zgjedhore si një yll polar. “Duke u mbështetur në këtë dokument, 10 vjetorin e të cilit celebrojmë sot, Shqipëria ka bere përpjekje te ndershme, ka bërë hapa te rëndësishëm, ka arritur progres, në realitetin legjislativ dhe jetën elektorale në vend. Këtë dokument ne e kemi shikuar dhe e shohim si yll polar.Edhe gjatë muajve të fundit, bazuar në dokumentin e praktikave te mira zgjedhore dhe në rekomandimet e ODIHR-it, në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe dhe e vlerësueshme.Tani është finishi… dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur. Ftoj njerëzisht, që ajo çka ka mbetur, të përfundohet shpejt. Sesioni po shkon drejt mbylljes.Kufizimi i imunitetit duhet te votohet po ashtu. Komisioni i Venecias pas kërkesës sime kohe me pare ka dhënë opinionin e tij. Mazhoranca është e gatshme për cilëndo rruge qe opozita dëshiron. Është koha. Është koha për të vepruar. Është koha tani. Shqiptaret duan statusin, ato e meritojnë. Ata nuk e falin bllokimin. Dhe këtë e kane treguar. Unë jam besimplote. Edhe ky takim sot ne Tirane flet për këtë.,” tha ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit.

KOMENTE