English

28 vjeçari s'ka puthur asnjë vajzë, kaloi në depresion

Ai është 28 vjeç dhe kurrë nuk kishte puthur një vajzë pasi nuk kishte patur kurrë të dashur.

Michael Giannulis për shkak të peshës së tij tepër të madhe 223.62103841 kg ai kishte kaluar deri në depresion pasi jeta e tij po shkonte drejt fundit.

Ai dëshironte që jetën e tij ta ndante me dikë madje pse jo dhe të krijonte familje, por pesha e tij e kishte kufizuar nga këto gjëra.

Por pas trajnimit me trajnerin e famshëm Chris Powell, ai humbi gjysmën e peshës së tij dhe ndihet si një tjetër njeri.

Ai është me origjinë greke dhe duke jetuar afër me të gjithë kushërinjtë e tij ai hante kudo dhe sa të mundej, duke arritur një peshë të tillë.
Kur trajneri vendosi për ta trajnuar, ishte dhe familja e tij që u përfshi në në mbështetje të trajnerit për të ndihmuar në humbjen e peshës së Michaelit.
Dhe pas disa muajsh ai arriti të humbte gjysmën e peshës si dhe të gjente një të dashurën e tij Megan me të cilën është mjaft i lumtur dhe ka premtuar se do të mabajë këtë peshë madje dhe në drejtim të rënies por asnjëherë nuk do të shtojë qoftë dhe një gram.

KOMENTE