Janë arrestuar brenda disa orëve në kryeqytet 6 shtetas shqiptarë me vepra të ndryshme penale.
Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, arriti të kapë dhe ekzekutojë vendimin penal për shtetasin e dënuar Besnik(Astrit) Gjon Bungajaj, 36 vjec, banues në Tiranë. Sipas policisë, 36-vjeçari është dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të 'Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese'.
Emrat e tjerë janë:
Besnik dhe Ardian Dumi përkatësisht 53 dhe 18 vjeç, pasi kanë qëlluar me sëpatë një shtetas tjetër.
Gjithashtu dhe 2 shtetas të tjerë janë arrestuar për vjedhje.
Fogert Haka 18 vjeç, dhe Mariglen Myftaraj 21 vjeç ku ky i fundit është kapur në flagrancë nga Patrulla e Pergjithshme, duke vjedhur në rrugën "Myslim Keta", brenda ambienteve të banesës se një personi.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 28-vjeçarin Edmond Rushiti, sepse ndaj ketij shtetasi Gjykata e Apelit Tirane ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në Burg".