English

Florije Peci del nga koma dhe bisedon me familjarët

Më në fund edhe vajza tjetër Florije Peci e aksidentit të Himarës është zgjuar duke dalë nga gjendja e komës.

Ajo është konfirmuar nga stafi mjekësor i spitalit të Austrisë mbrëmjen e djeshme si dhe gjendja e saj shëndetsore mbetet e stabilizuar.

Peci, e cila kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji, mësohet se pas përmendjes ka arritur të flasë me familjarët, duke dhënë shenja të një shëndeti mendor të pacënuar, ndërkohë që pritet transportimi i saj në një tjetër spital në Austri, për një rikuperim më të plotë fizik. Rreth dy javë më parë ishte Eriselda Gubere që iu rikthye normalitetit jetësor, edhe kjo si Peci gjendej në Austri për kurim.

KOMENTE