English

Menaxhimi i Mbetjeve Urbane. Kontaminimi i ambjenteve publike të Tiranës (VIDEO)

Ka zhvilluar punimet e saj për 2 ditë 28-29 qershor 2012 Konferenca Ndërkombëtare me temë "Për një koncept më të mirë të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane" organizuar nga Universiteti "Vitrina" në bashkëpunim me Fondacionin "Banka e Ideve" , me shoqatën Miqtë e Tokës dhe Prof. As. Sazan Guri tek Akademia e Shkencave ,Tiranë.
Konferenca e zhvilloi programin në dy sesione. Sesioni i parë u moderua nga Dr.proc Erblina Fetahu,përgjegjese e Departamentit të së Drejtes Private në Universitetin "Vitrina".

Ndërsa Prof.Dr Sherif Lushaj nga shoqata mjedisore ka prezantuar studimin me temë " Nxitja e politikbërjes me pjesëmarrje bazuar në tregues për menaxhimin e mbetjeve". Ky studim është dhe projekt i financuar nga një fondacion Sllovak.
Sipas tij kuadri ligjor dhe hartimi i strategjive efikase ka bërë progres të dukshëm në legjislacionin shqiptar për afrimin me legjislacionin Europian.

Rreth studimit me temë "Kontaminimi i ambjenteve publike të Tiranes nga
feçet e kafshëve të shoqërimit" referoi M.V Phd kandidate Vinela Refugjati dhe Msc Endri Haxhiraj. Studimi theksonte që sanksionet Europiane ndalojnë depozitimin e ekstrementeve të kafshëve të shoqërimit në vende publike. Në vendin tonë duhet të krijohet një vend i caktuar për mbetjet e kafshëve.
1149
Msc. Evelina Lusha, pedagoge e Universitetit të Durrësit, prezantoi studimin me temë "Menaxhimi i mbetjeve dhe siguria mjedisore".

Një studim tejet interesant dhe i detajuar u bë nga Msc Aulent Guri gjeograf mjedisor dhe Ark Jona Halilaj arkitekte të cilet prezantuan për të pranishmit studimin me temë "Riciklimi dhe Përgjegjesia qytetare",ku nëpërmjet këtij studimi sollen studime mjedisore mbi realitetin e plastikes.

Sesioni i dytë u moderua nga Prof.Dr Suzana Aliu pedagoge në Universitetin e Tetovë. Në këtë sesion referoi eksperti i mjedisit Ali Coka,Ing.Dipl Qerim Ismeni nga Shoqata mjedisore, Msc Lindita Muka pedagoge në Universitetin e Durresit. Në këtë konference referoi Msc Erblina Fetahu pedagoge e Universitetit "Vitrina". Tema e studimit që solli për të pranishmit ishte "Nevojat për thellimin e legjistlacionit të mbetjeve urbane",ku vuri theksin tek legjistlacioni mjedisor ekzistues në Shqiperi dhe Europë.

KOMENTE