Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi për shkak të një problemi shëndetsor nuk ka mundur që të zhvillojë betimin e ministrave të rinj të kabinetit Berisha.
Bamir Topi para disa ditësh ka vrarë këmbën në shtëpi dhe e ka anashkaluar si një vrarje e lehtë pa e menduar se do të çonte në një problem pak më serioz aq sa të mund të pezullonte disa nga aktivitetet e tij.
Këmba e djathtë e tij ka pësuar një hematomë të madhe tani, dhe atij i duhet të kujdeset më tepër tani për të mos kaluar në ndonjë problem serioz.
madje dhe aktivitetet në Vlorë ai i zhvilloi me aq kujdes sipas një programi të organizuar me kujdes me qëllim që të mos e lodhte shumë këmbën për shkak të problemit që kishte por dhe të kalonte pa u vënë re gjatë aktiviteteve të ndryshme në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë që zhvilloi atje.