English

Sëmundjet e zemrës, përmes fijes dentare

Një mënyrë për të zbuluar sëmundjet e zemrës është dhe gjatë larjes së dhëmbëve.

Kur lani dhëmbët dhe përdorni fijen dentare ju mund të keni gjakosje e cila mund të vijë nga një infeksion bakterial që është akumuluar në trupin tuaj.

Por studiuesit nga Tajvan kanë gjetur se dhëmbët duhet të mabahen vazhdimisht nën kontrollin e dentistit duke bërë që të zvogëlohet deri në 24 përqind infarkti i miokardit.
Pra studimi tregoi se ata që kishin kontrolluar dhëmbët e tyre rregullisht kishin më pak shance për tu sëmurur se sa ata që nuk kishin shkuar te dentisti.

Mishi i dhëmbëve i përflakur dhe i infektuar është i lidhur me sëmundjet e zemrës, sepse inflamacionet kronike janë shkaktare të cilat nxisin sistemin e imunitetit, që në qarkullim të gjakut të dërgojnë materie që i kontribuojnë grumbullimit të shtresave të yndyrshme në artere.

Simptomat e tjera mund të jenë: djersitja gjatë natës, ftohja, plogështimi dhe lodhja.

KOMENTE