English

Studentja e talentuar lind 28 orë para provimit përfundimtar në Cambridge

Lindja është një nga gjërat më të vështira për një grua por dhe marrja e provimeve përfundimtare universitare të saj, është një fitore tjetër.

Por një studente e talentuar e Cambridge i mori të dyja sfidat brenda pak orëve dhe ka triumfuar në të dyja.

Isobel Cohen, 33 vjeç ishte shtatzënë dhe 28 orë para provimit të saj ajo lindi vajzën e saj. Ajo e ka dhënë provimin e saj në spital nën mbikqyrjen e një anëtari jurie ndërkohë mendja i rinte dhe te vajza e saj Beatrice por për çudi ajo kishte qëndruar aq e qetë atë ditë sikur ta dinte se nëna e saj ishte në provim.

Më pas ajo kishte marrë pikët maksimale dhe ishte e lumtur që kishte realizuar me sukses 2 sfidat të vështira në jetën e saj, diplomën dhe një vajzë të bukur dhe të shëndetshme.

Ajo morri pjesë dhe në ceremoninë e përfundimit të universitetit bashkë me Beatrice dhe burrin e saj që ishte po student i universitetit dhe një mbështetje e madhe për Isobel.

KOMENTE