Një banesë në Paskuqan të Tiranës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, si rezultat i një shkëndije elektrike të shkaktuar nga dushi i shtëpisë.
Mësohet edhe pse në rastin e rënies së zjarrit ka patur banorë në shtëpi ata kanë mundur të dalin pa u lënduar kështu që për fat të mirë nuk ka as viktima dhe as të plagosur.
Zjrrfikëset që kanë mbërritur menjëherë kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.