English

Alketi 14 muajsh shpëton për mrekulli

Një foshnjë 14 muajshe ka arritur të shpëtojë për mrekulli.

Foshnja shqiptare, Alketi 14 muajsh është fëmija e lindur nga një adoleshente shqiptare në sajë të një përdhunimi.
Pas lindjes dhe mos patjes së mundësisë për ta rritur ai është dorëzuar në jetimoren e Tiranës, ku përveç faktit që ishte larg nënës së tij ai kishte dhe 2 defekte të lindura që nëse nuk bëhej operacion ai ishte i destinuar të vdiste.

Por ndërhyrja e shoqatës Le Patronesse, pranë spitalit pediatrik “G. Salesi” të Anconës dhe SPAI, shoqatë adoptimesh ndërkombëtare, nisën një fushatë të gjerë sensibilizimi dhe hapën një llogari bankare për mbledhjen e fondeve për të përballuar shpenzimet e operacionit dhe ato për periudhen e mëpasshme në spital. 20 mijë eurot e nevojshme u mblodhen për tre jave duke bërë që të martën operacioni të kryhej me sukses dhe ai të bënte një kthesë në jetën e tij..

Kryetarja e shoqates Milena Fiore na tha se kaneë mbërritur shuma të medha e të vogla nga i gjithe vendi. "Paratë jane dhuruar edhe nga shumë shqiptarë, të paktën me sa kuptoj nga mbiemrat", na thotë ajo duke falënderuar të gjithe për ndihmën e vyer.

KOMENTE