E bija e luftëtarit kundër aparteidit, të Afrikës së Jugut Nelson Mandela është emëruar ambasadore në Argjentinë.
Zenani Mandela-Dlamini është vajza e parë nga martesa e ish- presidentit me Winnie Madikizela-Mandela.
Argjentina tha se emërimi i saj ka një rëndësi të madhe për Afrikën e Jugut në marrëdhëniet e tyre.
Zonja Mandela-Dlamini, 53 vjeç, ishte një fëmijë kur i ati u burgos për 27 vjet nga qeveria e pakicës të bardhë.
Ajo nuk u lejua të vizitojë të atin në burg derisa ajo ishte 16 vjeç.
E diplomuar në Universitetin e Bostonit, zonja Mandela-Dlamini ishte e martuar një herë me princin Swazi.
Mandela u shndërrua në presidentin e parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut dhe për luftën që udhëhoqi për të drejta të barabarta, ai konsiderohet si një hero kombëtar nga shumë afrikanojugorë.
Laureat i Çmimit Nobel të Paqes dhe që rezulton 94 vjeç këtë muaju tërhoq nga jeta publike tetë vjet më parë dhe pamja e tij e fundit publike ishte në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
"Gjatë presidencës së Nelson Mandelës, i njohur si një figurë globale për luftën e tij kundër aparteidit dhe të drejtave të njeriut, Zenani Dlamini ka shoqëruar babain e saj për të vepruar si zonjë e parë e vendit të saj".
citon një deklaratë nga ministria e jashtme të Argjentinës.
Tregtia dypalëshe midis Afrikës së Jugut dhe Argjentinës është me vlerë rreth 1.3bn dollarë prandaj zgjedhja e saj si ambasadore është pritur pozitivisht.