English

Barbekyja shpejton plakjen tuaj

Të gjithë gjatë verës me miq apo me familjen organizojmë piknike ku si ushqim kryesor është ushqimi i Barbekysë.

Por nëse ju e konsumoni këtë ushqim gjithnjë e më tepër mos u çudisni që një ditë ju të dukeni më të vjetër se mosha që keni apo më të rrudhosur.

Studimi ka treguar se një ushqim i tillë që gatuhet dhe në temperatura të larta është i pasur me yndyrna të tepërta të cilat përmbajnë një substancë që përshpejton plakjen e trupit.

Ndaj disa këshilla rreth ushqimit për të qenë të rinj dhe të freskët janë si më poshtë:

. marinoni mishin tuaj
. gatuani peshk në avull
. gatuaj në temperaturë të ulët jo të menjëhershme
. ziej ose gatuaj me avull sa herë të mundesh
. gjithmonë kur gatuani mishim mos e lini të thatë siç vjen nga skuqja por hidhini pak ujë që të krijojë lëng
. largoni sheqerin, hani më shumë perime

KOMENTE