English

Digjet plotësisht autobusi shqiptar 20 km larg Selanikut

Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një autobus shqiptar është përfshirë nga flakët në rrugën nacionale Selanik- Mudhania 20 km larg Selanikut, i cili po kthehej drej Tiranës.

Për fat të mirë sipas raportimeve të mediave greke në autobus ndodheshin 7 persona, duke përfshirë edhe shoferin, të gjithë shqiptarë, kanë shpëtuar për mrekulli dhe zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit i cili shkatërroi plotësisht autobusin.

Shkak mendohet të jetë një qark i shkurtër elektrik i shkaktuar në sistemin elektrik.

KOMENTE