English

Fullani: Rritja ekonomike e vendit po rrezikohet nga disa faktorë

Në kuadër të binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë për herë të parë guvernatori i Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar se rritja ekonomike e vendit rrezikohet nga disa faktorë.

"Në një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë se tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë, si masa mbrojtëse ndaj krizës, mund të kthehen në një dem të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike. Tendenca e kursimit dhe e shtyrjes së investimeve rrezikon të ndikojë avantazhet konkurruese të ekonomisë dhe potencialin rritës të saj.
Nxitja që bankat të trajtojnë problemin përmes nismave më të vendosura për ekzekutimin e kolateraleve dhe kredive të humbura. Vlerësimi ynë ka qenë dhe mbetet që vetëm në këtë mënyrë krijohen kushtet për njohjen dhe trajtimin më të shpejtë të problemit, duke shmangur shtrirjen e tij në kohë dhe duke zvogëluar pasigurinë në të ardhmen", ka deklaruar Fullani.

KOMENTE