English

Kanadaja ndalon prodhimin e penny-t. Është humbje kohe

Kanadaja ka ndaluar prodhimin e monedhës penny (qindarkat), e konsideruar atë një humbje të parave. Ky veprim ka ri-ndezur një debat të gjatë në SHBA mbi të ardhmen e qindarkës së saj të vetme dhe pyetja është ngritur edhe në Britani të Madhe.

Në një dyqan hardware në Miami, Florida një shenjë e madhe tregon "no penny here".

Arsyeja shpjegojnë drejtuesit e dyqanit, është se punonjësit harxhojnë kohë në numërimin e penny-t pasi klientët kanë paguar me to.

Blerja më e vogël është rrumbullakur deri në 5 cent, kështu deri tani asnjë klient nuk është ankuar.

Në Colorado një politikë e tillë ka funksionuar për bukuri shprehet një pronar i një supermarketi.
"kjo është një monedhë pa kuptim" shprehet ai dhe konsumatorët nuk janë ankuar kurrë.

Shumica e kanadezëve apo amerikanëve i lënë ato në muze ose në kuti të ndihmave, që do të thotë se janë të pakuptimta t'i kesh në përdorim.

Ekuacioni financiar shpreh qartë se çdo penny(qindarkë) kushton 1.6 cent kanadezë për të prodhuar dhe për ta shpërndarë, që do të thotë një humbje neto C$11m ($10.7m, £6.9m) në vit.

KOMENTE