Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti ka uruar sot sekretaren amerikane të shtetit znj. Hillari Klinton, me rastin e 236 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.
Në mesazhin drejtuar zonjës Klinton, Ministri Panariti i dërgoi urimet më të sinqerta për këtë ditë të shënuar për popullin amerikan. Në mesazh thuhet se Qeveria Shqiptare e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga administrata amerikane dhe personalisht nga zonja Klinton për reformat në Shqipëri. Ai theksoi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë dhe se shqiptarët janë krenarë të qëndrojnë krah për krah SHBA-ve, si miq dhe partnerë në promovimin e demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit. Falë përpjekjeve të përbashkëta, hapa të rëndësishme janë marrë dhe në forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan, thekson z. Panariti në mesazhin e tij për znj Klinton.