Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi i gjeti në shtëpinë e tij një sasi të konsiderueshme heroine.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur ndërsa policia ka rënë në gjurmët e tij në rrugë operative.
Në shtëpinë e shqiptarit policia njofton se ka gjetur 18 kg heroinë që kishte erdhur nga Shqipëria.
Burg pa afat i është dhënë poseduesit të drogës deri në përfundim të hetimeve.