Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Bulevardin Zogu i I, është qëlluar me thikë shoferi i autobusit Fatmir Karaj 45 vjeç nga një grua 53 vjeçare Xheje Manxi, pas një grindje.
Shoferi është dërguar menjëherë në spitalin Nënë Tereza ku mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur menjëherë ka arrestuar 53 vjeçaren dhe ka sekuestruar dhe thikën.