Vjedhjet në mes të ditës janë bërë e udhës në çdo qytet të Shqipërisë madje dhe në zonat ku policia mund të jetë më e shpeshtë.
Në Fier është grabitur argjendaria nën pronësinë e shtetasit Ilia Kabuçi, e cila ndodhej pranë "Bar rinia" nga 2 persona edne të paidentifikuar.
Si gjithmonë personat të maskuar nën drejtimin e armës kanë kërcënuar shitësen duke i marrë disa bizhuteri me vlerë të madhe dhe janë larguar me shpejtësi me një motorr.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka filluar hetimin për kapjen e 2 grabitësve.