Shkollat e mesme të maturës shtetërore në Kosovë kanë marrë në dorë listat e kalueshmërisë së nxënësve nga Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës.
Burimet e KNN-së bëjnë të ditur se kalueshmëria e testit të maturës në shkollat e mesme është rreth 75 për qind, ndërsa në shkollat profesionale 35 për qind.
Rezultatet nuk kanë dalë më parë pasi shtyrja e tyre është bërë me kërkesë të Njësisë për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim të Republikës së Kosovës.