Lorik Cana jo vetëm si futbollist por së shpejti ai do të jetë dhe protagonist i një videoklipi të realizuar nga këngëtari dhe aktori Kushtrim Hoxha i cili këngën e tij të fundit ka menduar t’ia kushtojë të gjithë atyre që luftuan për Kosovën.
Tematika e këngëve dhe videoklipeve të reja është pushtuar nga një tematikë patriotike ndoshta kjo e ndikuar nga 100 vjetori i Pavarësisë së kombit shqiptar.
Por pse Lorik Cana në një videoklip që i këndohet atyre që luftuan për Kosovën, apo ndoshta se thashethemet e fundit flasin për një lidhje të mundshme të Lorik Canës me një vajzë kosovare.