English

Raporti final i rrëzimit të Air France në 2009. Gabimi i pilotëve

Raporti përfundimtar teknik se pse Air France u rrëzua gjatë fluturimit në Atlantik në vitin 2009, duke vrarë 228 njerëz, do të dalë shumë shpejt.

Raporti nga autoriteti i aviacionit Francës, Bea, pritet të thotë se ekuipazhi nuk reagoi siç duhet pasi aeroplani pati dështime teknike.

Airbus A330 u zhduk nga radarët gjatë një stuhie më 1 qershor 2009, gjatë rrugës për në Paris nga Rio de Janeiro.

U deshën gati dy vjet që të gjendeshin regjistruesit e fluturimit.

Gjetjet e së enjtes pritet që të jenë në përputhje me një raport paraprak të publikuar vitin e kaluar nga BEA.

Raporti tha se pilotët nuk i kanë ndjekur procedurat e duhura pasi sensorët e avionit, të shpejtësisë që quhen tuba Pitot - dështuan gjatë një stuhie prej dy orë.

Aeroplani ka ngecur dhe humbi lartësi, thuhet në raport, dhe kapiteni nuk ka rimarrë kontrollin e avionit përsëri.
Një nga gabimet e ekuipazhit, sipas hetuesve, ishte të çonte hundën e avionit lart pasi ajo kishte ngecur poshtë.

Babai i një prej viktimave të fluturimit thotë se hetuesit i kanë thënë atij, përpara lëshimit të raportit përfundimtar të enjten, se arsyeja për këtë veprim të pasaktë ka qenë se drejtori i sistemit të fluturimit i dha "informacion të gabuar", duke thënë se Jet ishte duke u zhytur.

"Prandaj për të kompensuar, piloti kishte tendencë ta tërhiqte lart valvulën për ta bërë atë të ngrihet lart".
Hetuesit kanë gjetur fajin në të dyja, Airbus dhe Air Francë, duke shkaktuar një grindje mes dy firmave mbi përgjegjshmërinë e tyre për aksidentin.

Të dyja kompanitë janë nën hetim për vrasje të dyshuar.

KOMENTE