Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në Sesionin e 21 vjetorit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, i cili u mbajt në Monako, me temë ”OSBE: Rrajoni në ndryshim”.
Kryetarja e Kuvendit ishte e pranishme posaçërisht në punimet e Komisionit të Përhershëm drejtues të Asamblesë parlamentare të OSBE, ku një nga temat e diskutimeve do të jetë Sesioni i vjeshtës të kësaj Asambleje, që do të organizohet në Tiranë, në 5-7 Tetor.
Në fjalën e saj të mbajtur në këtë sesion kryterja e kuvendit znj Topalli ka theksuar:
Për mua është kënaqësi e madhe privilegj, të jem sot në sesionin vjetor të 21-të të OSBE, që është ngjarja më e madhe në kalendarin e Asamblesë. (është privilegj të flas në Standing Committee).
Falënderoj e përgëzoj organizatorët për pritjen dhe organizimin e kësaj Asambleje në këtë vend kaq të bukur.
Asambleja e OSBE është forum unik. Ai është instrumenti që bën të mundur të bashkëpunojmë e të kontribuojmë prej 2 dekadash për çështje të sigurisë. Ky është dimensioni i përfaqësimit qe i jep fuqi OSBE. Këtu mblidhen mbi 300 përfaqësues nga 56 vende anëtare. Nuk e di nëse ekziston një tjetër Asamble me përfaqësim nga 3 kontinente e nga kaq shumë vende.
Si shqiptare, unë jam krenare, që në 21 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare, kemi privilegjin dhe kënaqësinë, që në vjeshtë ”Ju presim të gjithëve në Shqipëri.
Kjo, do të jetë hera e parë ku Asambleja parlamentare e OSBE do mbahet në Tiranë. Dhe kjo koinçidon jo vetëm me presidencën shqiptare te CoE të , por edhe me përvjetorin e diamantë te 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Tema që do diskutoni në këtë sesion, mishëron po aq ndryshimet në vendin tim, në rajonin e Ballkanit, e në krejt hapësirën që ne të gjithë bashkë përfaqësojmë. 21 vite më parë, vendi im ishte vendi i lirive të mohuara. Sot, Shqipëria është anëtare e OSBE, CoE, NATO-s, etj. 21 vite më parë, vendi im ishte vendi më i izoluar. Sot, qytetarët e vendit tim lëvizin të lirë ne Europë.
Dy dekada më parë, vendi im ishte ndër vendet më të varfra në botë, me të ardhura 204$ për frymë në vit. Sot Shqipëria, ndonëse e rrethuar nga kriza, vazhdon me rritje ekonomike. Vetëm në 6 vitet e fundit të marra së bashku, ajo është rritur me 22%.
Roli i Asamblesë në rrugën tonë drejt integrimit dhe përqafimit të vlerave universale ka qenë kyç e themelor. Ne ju jemi mirënjohës Ju të gjithëve.
Rajoni i Ballkanit në këto 21 vite ka patur transformime të pabesueshme. Ka qenë OSBE e para që ka ngritur zërin kundra krimeve në Kosovë. Ju ishit të parët. Ne nuk e harrojmë këtë. Ky rajon, ku filloi Lufta e I Botërore, dhe ku vetëm 10 vite më parë u bë lufta e fundit ne Europë, sot pas pavarësisë së Kosovës, jeton në paqe. 3 dite me pare u vendos qe te hiqej mbikqyrja, dëshmi e progresit te Kosovës.
Rajoni i OSBE është rajoni i ndryshimeve. Ato te 20 viteve me pare dhe me pas , ishin ndryshime pozitive, te jashtëzakonshme. Koha sot ka sfida të reja. Kriza e euros, kriza e borxheve, papunësia në shkallë botërore, është sfida e të gjithëve- Duket se në një pjesë të kësaj hapësire koha e rritjes ekonomike është ndalur. Dhe të gjithë kërkojnë.
Colin Crouch: Është më mirë të pranosh një kurs rritjeje modeste por të qëndrueshme, sesa oferta jo të rregullta të kapitalizmit.
Por a ka vullnet të veprohet kështu? Studime të reja nga Goldman Sachs tregojnë se ngadalësimi në eurozonë do të godasë muajt në vijim, familjet dhe bizneset nga Stambolli në Lima do të kuptojnë se, duam apo s’duam, jemi të gjithë bashkë në këtë situatë. Falë globalizimit, me të vërtetë që jemi të gjithë bashkë.
Si parlamentarë të kësaj Asambleje, si fenomeni unik i këtij lloji ,si deputetë të Parlamenteve Nacionale të kësaj hapësire, ne kemi detyrën e mundësinë për të luajtur një rol kyç në politikat ekonomike të vendeve tona. Te dashur koleg, ju ftoj e ju pres ne sesionin e vjeshtës ne vendin tim. Shqipëria është një vend i vogël por me potenciale e bukuri te mëdha. Ne nuk jemi Monako por ne jemi një vend i vogël si Monako, një natyre e bukur si Monako.
Unë besoj se organizimi i sesionit te vjeshtës te Asamblesë Parlamentare te OSBE-së ne Tiranë, më 5-7 tetor 2012, me siguri do shërbejë për këtë qëllim. Jam e sigurt se sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do t’i japë një shtysë të re kësaj marrëdhënieje dhe do të thellojë bashkëpunimin tonë të gjatë.
Ju uroj punë të mbarë!