English

24 vjeçarja shet produkte kozmetike fallco në internet. Kujdesni

Kujdesni kur blini në internet produkte të ndryshme.
Pasi një nënë e re ka vënë në rrezik jetën e grave duke u shitur produkte kozmetike fallco, me përmbajtje të lartë toksike nën emrin e firmave të njohura, por që realisht i merrte në Kinë.

Leanne Wertheim 24 vjeçare punonte nga dhoma e gjumit të saj duke u shitur klientëve përmes faqes së internetit eBay, marka të famshme të kozmetikës.

Ajo kishte krijuar një klientelë në Jug të Britanisë deri sa u zbulua dhe më pas u arrestua.

Por Leanne kishte shpenzuar më shumë se gjysmën e parave të fituar kështu ajo nuk mund të përfshihej në proçes krimi.
Nga analizat e kryera produktet kozmetike përmbanin 3 herë më shumë plumb se niveli i lejuar.

Por dhe konsumatorët duhet të mendojnë, se një markë e shtrenjtë nuk mund të shitet për një çmim 4 euro, gje që shpie në një mendim të thellë për të dyshuar, nëse është e vërtetë apo mashtrim.

KOMENTE